“U përzu” nga Shqipëria, e pabesueshme kush e kërkon Panuccin

Largimi i tij nga Shqipëria mund t’i dalë për mirë.

Christian Panucci mund të marrë drejtimin e Romës. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat italiane, me “Calciomercato.ëeb” që konfirmon se mes 46 vjeçarit italian dhe verdhekuqve kanë nisur tashmë kontaktet.

Por, në lajmin e publikuar nga ky portal, thuhet se Panucci do të promovohet fillimisht te skuadra U-23 e ekipit kryeqytetas. Në krye të saj, Panucci do të tentojë të fitojë LEGA Pro, kampionat në të cilin Roma U-23 do të jenë pjesë duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

Kjo nuk është hera e parë që Panucci lakohet në ambientet verdhekuqe. Ai shihej si zëvendësuesi potencial i ish-trajnerit të tyre, Eusebio di Francesco, por kontrata me kombëtaren kuqezi e pengoi së tepërmi. Vendin e Di Francesco e mori tekniku i njohur, Claudio Ranieri, por as kjo lëvizje nuk e ktheu Romën te rezultatet pozitive.

Lexo edhe: