U shkarkua pak orë më parë, ja kush mund ta zëvendësojë teknikun portugez Mourinho

Pas shkarkimit të trajnerit të Manchester United, Jose Mohurino, një ndër më favoritët për këtë pozicion është Zinedine Zidane. Francezi aktualisht është jashtë punës që kur ka lënë Real Madridin në verë ku ka arritur të fitojë tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht është mundësi e mirë për të zëvendësuar Mourinhon për në një kohë të gjatë. Krahas Zidane, emri tjetër i nominuar është Laurent Blanc për t’u emëruar si kujdestar deri në fund të sezonit. Ekipi po kalonte një periudhë të  vështirë dhe kishte kohë që ishte përfolur për një largim të tij. Ish-trajneri qëndroi në krye të ekipit për dy vite gjysmë por nuk arriti që ekipi të shkëlqente.