U tha se është ndarë nga Young Zerka, Ronela Hajati flet për tradhëtinë

Ka bërë bujë së fundmi lajmi se Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndarë. Sipas thashethemeve dyshja nuk kishin rëndë dakort për të zyrtarizuar lidhjen. Madje u tha se Ronela ja ka dedikuar ndarjes këngën “Vuj” me të cilën konkurron në “Kënga Magjike”, një këngë që është pëlqyer shumë dhe është pretendente për fituese.

Dy ditë pas këtyre lajmeve, Ronela ka postuar një video në Instastory ku artisti Kliti Syla shfaqet duke e filmuar dhe këngëtarja shkruan me humor: “Unë me të dashurin tim tradhëtar”.

Kujtojmë që Ronela i hodhi poshtë thashethemet e ndarjes dje duke postuar këngën e re të Zerkës shoqëruar me zemra.