Ua e tmershme! Helmohen fëmijët e kopshtit, Kryebashkiakukërcënon prindërit që mos e bëjnë publike

Vetëm disa ditë më pas është zbuluar një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Pukës. Denoncimi është bërë nga qytetarët tek ish-kryeministri Sali Berisha.

Ata thonë se ditën e premte të gjithë fëmijët e kopshtit në Pukë janë shtruar me urgjencë në spital si pasojë e helmimit nga ushqimi.

Ata bëjnë me dije se ngjarja u mbajt e izoluar pas presionit dhe kërcënimeve që u është bërë institucioneve por edhe prindërve të fëmijëve nga kryebashkiaku Gjon Gjonaj.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook
Helmim masiv në çerdhen e qytetit të Pukës, famozi Gjon Gjonaj terror për ta mbajtur të fshehur!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Përshëndetje, doktor Berisha!
Dua të të referoj një rast, përtej të imagjinueshmes dhe tejet shqetësues që ndodh në bashkinë Pukë, pët të kuptuar se në ç’pikë të hallit janë banorët e kësaj bashkie, të cilët, nën pushtetin kriminal të kreut të bashkisë Gjon Gjonaj, e kanë të pamundur të ngrenë zërin, qoftë dhe kur u rrezikohet jeta e fëmijëve të tyre.

Ditën e premte, me datë 16, nëntor të gjithë fëmijët e çerdhes së qytetit janë shtruar në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit, pasi janë helmuar nga dieta ushqimore e servirur nga institucioni. Drejtoresha e këtij institucioni, duke dashur ta mbajë të fshehtë ngjarjen, pasi ka kuptuar se një gjë e tillë ka ardhur nga produktet ushqimore të përdoruara ka vonuar njoftimin e urgjencës së spitalit duke komplikuar situatën dhe rrezikuar seriozisht jetën e fëmijevë, ku 8 prej tyre janë shtruar në gjendje të rëndë helmimi.

Prindërit e fëmijëve të alarmuar, janë përpjekur të ngrenë zërin dhe të kërkojnë informacion, por janë ndeshur me qëndrimin agresin të kreut të bashkisë, i cili me çdo mjet dhe formë është përpjekur të shuajë çdo “zhurmë” rreth kësaj çështjeje, pasi bashkia e ka kuptuar se kjo gjë ka ndodhur për shkak të tenderimit korruptiv të bashkisë për blerjen e produkteve ushqimore për institucionet e saj të varësisë (çerdhe, koëpsht, konvikt), tenderim, i cili i është dhënë si shpërblim një klienti dhe militanti partiak, dhe që nuk plotëson asnjë kriter liçensues për shërbime të tilla.

Madje, dhe autoritetet inspektuese që erdhën nga ministria e shëndetësisë, vepruan dhe inspektuan në fshehtësi të plotë, duke synuar mbajtjen të fshehtë të rastit nga opinoni publik. Edhe sot, pas pesë ditësh, ka ende fëmijë që janë të shtruar në spital dhe po marrin mjekimin e duhur.

Doktor, Berisha!
Në lidhje me këtë rast, janë në dijeni shumë institucione, por prindërit e fëmijëve nuk guxojnë ta referojnë askund, qoftë dhë në organet e drejtësisë. Ky rast edhe pse synohet të mbahet i fshehur nga kreu i bashkisë me sejmenët e tij, prapëseprapë ka prova të mjaftueshme, pasi është i shënuar në dokumentacionin përkatës të spitalit të qytetit, si dhe në dokumentacionin që posedojnë prindërit e fëmijëve që vazhdojnë të trajtohen me ndihmë mjekësore nga helmimi i pësuar në çerdhe.
Anonim të lutem!