Ua ska.ndal/ “Hmmm, po ne…. “, gazetarët ‘kapin me presh në duar’ opozitën, justifikimi i tyre është qesharak

Pamjet e transmetuara në media kanë treguar dhu.nën e ushtruar të policisë dhe gazin lotsjellës, si dhe me shoqërimin e dhu.nshëm të banorëve.

Ndërkohë pas aksionit të vrullshëm të policisë për të rrethuar zonën, rreth një orë me vonesë, kanë mbërritur edhe deputetët e opozitës, për të mbështetur banorët.

Për këtë mungesë të tyre në orët e para të mëngjesit, gazetarët janë është përballur me ish-deputetin Endrit Braimllari, duke i kujtuar edhe premtimin se do të jenë në rresht të parë për të mbrojtur banorët e Unazës.

Kemi qenë në transmetim që në orën 6 të mëngjesit dhe nuk ka pasur përfaqësues të politikës në zonë?

Braimllari: Mendoj se kërkoni që të kyçet debati. Unë e falendorj Fax News për transmetimin. Edi Rama policia e shtetit po dhunon drejtëpërsedrejti banorët e Unazës së Re.

Keni thënë që opozita do të jetë në rresht të parë për të mbrojtur banorët e Unazës. Do të jeni barrikadë…

Braimllari: Jemi tani, këtu jemi…

Po tani po…. por në 6?!

Bramillari: Ne kemi qenë… e kuptoj indinjatën tuaj. Ne do të vijojmë që të jemi në mbrojtje të kauzës së banorëve të Unazës.

Ndërkohë që edhe ish deputeti Flamur Noka, i pyetur se pse nuk është gjendur në rradhë me banorët që në orët e para të mëngjesit, u shpreh se opozita nuk do të marrë armët dhe të luftojë.

 “Pse nuk ka qenë e pranishme. Opozita ka qenë që në momentin e parë, që ka filluar terrori për banorët. Mos prisni që opzoita të marrë armët dhe të luftojë. Çfarë do që të bëjmë ne bie në vesh të shurdhët. Çfarë duhet të bësh përballë një shteti të paafttë. Ekspertët e PD do të konsultojnë hapat ligjorë për të trajtuar këtë çështje. Këtu po ushtrohet genocid”- u shpreh Noka.