Uau, sa shokuese. Në këtë qytet vajzat nuk blejnë dot lines, përdorin gazeta…Mungojnë në punë kur janë me perioda

Një studim shokues me të dhëna alarmante për vitet ku jetojmë. Thuhet se rreth 15% e vajzave në Maqedoninë e Veriut përdorin gazeta në vend të pecetave higjienike gjatë ciklit menstrual.

Kjo, për shkak të çmimit të papërballueshëm të linesave.

Ky është rezultati i studimit të lidhjes së Gazetarëve për ndryshim dhe Institutit për shëndet publik, i kryer në prill të vitit të kaluar, në Shkup, Veles dhe Kumanovë, ku kanë marrë pjesë rreth 800 të anketuar të moshës nga 14-45 vjet.

Maqedonia e Veriut renditet lartë në listën e vendeve të cilat nuk menaxhojnë dot higjienën menstruale, thotë Natasha Dokovska nga Gazetarët për ndryshim.

Shkaku i kësaj situate thanë ata, janë kushtet që nuk lejojnë të menaxhojnë me higjienën personale në shkollë/ vend pune për shkak të çmimit të papërballueshëm të pecetave higjienike.

Në Maqedoni vetëm në një shkollë private, në Veles ekzistojnë kushte/ totalet për higjienë menstruale, ndërsa në asnjë shkollë tjetër nuk posedojnë kushte për higjienë të tillë, si letër tualeti, sapun, ujë por as vende të dizajnuara për tu përballur me problemin, e as vende të posaçme se ku të hidhen pecetat e përdorura.

Në pyetjen se a keni kushte për të mirëmbajtur higjienën menstruale në shkollë/punë, 90% e të anketuarave janë përgjigjur se nuk kanë, derisa vetëm 10% janë përgjigjur pozitivisht.

Ajo që ka qenë më shqetësuese, ishte gjatë pyetjes se a mungoni në punë/shkollë gjatë periodave.

90% e të anketuarve nga vendet rurale janë përgjigjur se mungojnë në shkollë/punë gjatë kohës se periodave derisa të anketuarat e vendeve urbane 75% kanë thënë se mund tët mungojnë në shkollë/punë për rreth 2/3 ditë. Një numër i madh i tyre mendojnë se një pecetë e vetme mund të përballohet, ndërsa 30% prej tyre kanë thënë se do të kishin përdorur një pecetë disa herë për të ruajtur ndotjen e ambientit.