Uou/ Dalin faktet për d.j.egien e Kuvendit, mbërrin dosja me informacionet ‘sekrete’, ja deputetët që e ‘fshihnin’

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar Kuvendit dokumentin që dispononte për çështjen e djegies së parlamentit në protestën e 8 qershorit, informacion i cili sipas tij u bë shkak që të anulonte dekretin për zgjedhjet e 8 qershorit. Ky raport nuk i është paraqitur anëtarëve të Komisionit Hetimor të ngritur për kreun e shtetit pasi disa prej tyre nuk kanë paraqitur certifikatë sigurie.

Dokumenti është dërguar ditën e sotme në Komisionin Hetimor, ku u vendos t’i kërkohet Kuvendit shtyrja e afatit të këtij komisioni me dy muaj, për t’i lënë kohë analizimit të opinionit të Komisionit të Venecias i cili do të vendoset në datë 12 tetor.