Ups, këngëtarja tregon momentin e sikletshëm: Rashë me të pasme, fustani…

Makthi më i keq i cdo këngëtareje dhe njeriu, të rrëzohesh kur je në qendër të vëmendjes.

Anxhela Peristeri është ndër këngëtaret më të mira jo vetëm të muzikës live, por edhe performancat e saj godasin gjithmonë te publiku.

Përpara se Anxhela të rikthehej në Shqipëri, ka kënduar për shumë kohë në Greqi. Ajo ka rrëfyer këtë eksperiencë në emisionin “Trokit”, ku dhe tregoi disa momente interesante.

“Jam rrëzuar dy herë në skenë në Greqi. Duke kënduar rashë dhe mu hap fustani komplet me pamje nga orkestra. Një herë po zbrisja shkallët për të dalë në skenë dhe rashë me të pasme. Dola me rrëshkitje në skenë”, tregoi Anxhela.