Upss! A do mërzitet Flori pas këtij veprimi të Klaudias? Kjo VIDEO s’duhet të publikohej!

Kënga “Plas” e këngëtarit Flori Mumajesi bëri bujë të madhe në mediat rozë pasi që në performancën e parë, në rreshtat e parë, la të kuptohej se flitej për një dashuri që e pati të pamundur të triumfojë.

Por ende askush nuk e ka dëgjuar Florin ta këndojë LIVE këtë këngë, të paktën nga publiku. Kjo pasi pjesëmarrësit e festivalit dhe njerëzit e produksionit kanë mundur ta dëgjojnë në provat gjenerale dhe si duket një prej tyre nuk ka mundur të rrijë pa e regjistruar dhe postuar këtë moment në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për Klaudia Pepën, balerinën e suksesshme shqiptare e cila këtë herë është pjesë e produksionit dhe pritet të jetë edhe prezantuese në këtë edicion të “Kënga Magjike”. Por si mendoni se do e presë Flori? Do mërzitet apo përkundrazi do i pëlqejë ky gjest nga Klaudia? Mbase nuk duhet të publikohej për të mos prishur surprizën por tani shihni videon më poshtë edhe ju mund të shijoni këngën ‘Plas’ kënduar live nga Flori.

VIDEON E GJENI KETU