Ur.gjente/ Banka ngre al.armin: Do zh.d.uket Leku, përgatituni për…

Thuajse 30% e shqiptarëve besojnë kështu se, në harkun e 5 viteve të ardhshme, monedha jonë kombëtare do të jetë euro, monedhë të cilën do ta ndajmë me vendet e eurozonës, por edhe me fqinjin tonë, Kosovën.

Anketimi është kryer nga Banka Qendrore e Austrisë dhe ndër të tjera tregon se, krahasuar me vitin 2014, optimizimi i shqiptarëve sa i përket integrimit tonë europian është rritur.

Në vitin 2014 ata që besonin se futja e euros do të ndodhte në 5 vite, ishin sa gjysma e atyre që janë sot, vetëm 15%.

Thuajse 35% e shqiptarëve ndërkohë mendojnë se, euro do të jetë monedhë zyrtare në vendin tonë në 6-10 vitet e ardhshme, raporton “Scan”.

Në 2014-ën kjo normë ka qenë ndjeshëm më e ulët. Rreth 10% ndërkohë mendojnë se s`do të ndodhë kurrë, ndërsa pjesa tjetër mendon se kjo do të ndodhë pas 20 vitesh, apo shprehen se nuk e dinë.

Por ajo që bie në sy ndjeshëm po të krahasojmë dy grafikët, është fakti se, optimizmi është rritur ndjeshëm, dhe mesa duket, kjo gjë lidhet ngushtë me perspektivën e integrimit europian të vendit tonë.

Optimimi i lartë i shqiptarëve për euron justifikon disi edhe shifrën tjetër të bërë publike nga Banka Qendrore e Austrisë, atë se, rreth 30% e shqiptarëve mbajnë euro cash, mesatarisht 200 euro për frymë. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ato kandidate për t`u bërë pjesë e unionit, shqiptarët janë më optimistët në këtë drejtim.