Ur.gjente/ Bardh Spahia e paralajmëroi, Lulzim Basha niset drejt Shkodrës, ja çdo ndodh pasdite…

Fill pas deklaratës për media, burime bëjnë me dije se Kryedemokrati Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës.

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh në qytetin veriperëndimor, por me sa duket demokratët nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga bastioni i tyre historik. Pak më herët, Bardh Spahia, u shpreh se nuk do te ndalen derisa bashkia të merret me zgjedhje te ndershme.

Pas konstituimit të këshillit Bashkiak, kryetarja e sapozgjedhur Brisela Kadia ka deklaruar se ky këshill nuk mandaton Valdrin Pjetrin si kryebashkiakun e ri, pas dorëheqjes së tij, duke lënë në detyrë kësisoj Voltana Ademin.

Konstituimi i këtij këshilli u bë në Bibliotekës e Universitetit Luighj Gurakuqi, jo në sallën ku mbahen gjithmonë mbledhjet për të shmangur incidentet e pakëndshme.

Gjithsesi qindra qytetarë u mblodhën në shenjë proteste duke e cilësuar këtë këshill të jashtëligjshëm të dalë nga votimet njëpartiake të 30 qershorit.