UR.GJENTE/ Pas 51 vik.t.imave, Prokuroria e Durrësit hedh disa dyshime që po na habisin të gjithëve

Teksa 51 persona u gjendën të pajetë nën rrënojat që la tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Durrësit ka dale sot me një njoftim duke thënë se kanë nisur hetimet mbi vd.ekjet e shkaktuara si pasojë e tërmetit.

Duke iu referuar shembjeve të ndërtesave, Prokuroria thotë se ka dyshime se ato kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

Ndërkohë që ajo që të bie në sy në njoftimin e prokurorisë, janë veprat e lehta penale, mbi të cilat po hetohet “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.

Më herët kryeministri Rama iu ka kërkuar të gjithë ndërtuesve, kryesisht në Durrës, që të marrin përsipër kostot e rindërtimit, në të kundërt i presin nga 7 deri në 15 vite burg.

Njoftimi i prokurorisë:

Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.

Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.