Ur.gjente/ Pas të.rmetit, tjetër paralajmërim i fri.kshëm nga Presidenca: Rre.zikohemi….Ja ç’pritet të ndodhë

Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në ekspozitën e artistit Avni Delvina, prej ku paralajmëroi se nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitetin e plotë për të vendosur, rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit.

Në fjalën e tij nga Teatri Kombëtar, Meta theksoi se ka ndjekur me shumë vëmendje reagimin e Delvinës si qytetar dhe patriot për shqetësimet dhe brengat e tij për vendin dhe popullin e tij.

“Ishte kënaqësi të takohesha vetëm pak ditë më parë me Delvinën. Kam ndjekur me shumë vëmendje dhe simpati reagimin e tij si artist, si qytetar e patriot, për shqetësimet e brengat e tij për vendin dhe popullin e tij. Mendoj se vendosja e vlerave të tija artistike në mbrojtje të kauzave qytetare dhe demokratike e kulturore, kombëtare, e ka bërë këtë artist gjithnjë e më të njohur, por edhe më të dashur e më pranë qytetarëve.

Kjo, sepse jetojmë në kohë të vështira edhe për artistët, edhe për shoqërinë civile, jetojmë në kohën e globalizimit, që është një proces, i cili nuk mundet që ta ndalim, pasi është proces nga i cili përfitojmë, por që nuk duhet të na shkombëtarizojë. Ndaj duhet të japim mesazhe më të fortë në mbrojtje të kauzave, të kulturës kombëtare, në mbrojtje të vlerave qytetare, në mbrojtje të sovranitetit të qytetarëve.

Dua ta theksoj se nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitetin e tyre të plotë për të vendosur, rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit. Besoj se angazhimi, përkushtimi, shqetësimet që sjell edhe në këtë ekspozitë, në këtë vend kaq domethënës artisti Delvini, janë mjaft të mirëpritur”, tha Kreu i Shtetit.