11-vjeçarja u gjet e vetëvarur nga vëllai, zbardhet deklarata e shoqes së ngushtë

Ngjarja e rëndë u regjistrua dy ditë më parë në qytetin e Vlorës.

11-vjeçarja Lorena Mahilaj u gjet e vetëvarur në banesën e saj. Në fillim u tha se vajza u gjet nga prindërit e saj, por sot kanë dalë detaje të tjera nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë.

11-vjeçarja u gjet e vetëvarur në banesë nga vëllai i saj. Ai e në një godinë shumë pranë shtëpisë së tyre.

Lidhur me ngjarjen ka folur edhe shoqja e ngushtë e Lorenës, ku u shpreh se ngjarja i ka tronditur të gjithë. Ajo ka thënë se Lorena nuk kishte shfaqur asnjë problem dhe se ka qenë një nxënëse e mirë në mësime.

Shoqja e Lorenës shprehet:

Ngjarja na ka tronditur shumë. Ne kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Lorena mund të ketë pasur probleme familjare, por nuk ka shfaqur asnjë problem në shkollë. Lorena ka qenë nxënëse shumë e mirë në mësime. Familja e saj nuk është në gjendje të mirë ekonomike.”

Familja e 11-vjeçares jeton në kushte të vështira ekonomike në fshatin Babicë të Vlorës.