Valdrinit i nisin presionet pa filluar akoma punen. Tom Doshi kerkon n/kryetarin e bashkise

Çdo subjekt politik që garoi në zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë Shkodër dhe që arriti të futej në këshillin bashkiak, do të ketë pjesën e vet të tortës së pushtetit. Ky është premtimi që kanë marrë dhe që Valdrin Pjetri pas betimit, do ti duhet ta mbajë.

Burime për shkodranews thone se ndarja e tortës është përcaktuar të bëhet sipas numrit te votave të marra dhe peshës që ato kanë. Kështu në këtë mes me e favorizuar është partia social demokrate e Tom Doshit qe ne bashkine e re do te ketë një post nënkryetari, si dhe një ose 2 drejtori.

Partitë e tjera qe morën vetëm nje keshilltar do te kenë poste me te ulëta, kryesisht brenda administratës lokale. Mësohet gjithashtu se emrat e tjerë te nënkryetarëve dhe drejtorite kyçe qe ka bashkia ne varesi, propozimet e partise socialiste do te bëhen nga Tirana, ku Pjetrit burimet thonë se i është bere gati stafi i punës.

Kjo me gjasa lidhet me njohjet e pakta qe ai ka ne Shkoder. Risi tjetër qe është mësuar ka te beje me stafin aktual ku 20% e tyre nuk do te largohen, ato janë kryesisht vajza dhe gra te disa drejtorive mes te cilave gjendja civile, sektori i shërbimeve publike, statistikat, pyjorja etj.

Por ngerçi me i madh qe Valdrin Pjetri ka përpara gjithmonë nëse do te marre detyrën është ai i rekrutimeve te reja ne nivelin e ulet te administratës, aty ku qe tani kane nisur telefonatat dhe presionet. Sa do te arrije t’ja dale mbetet per tu pare por menaxhimi duket me shume se i vështire, ne një territor si Shkodra ku megjithëse ne pushtet, socialistet ne këto 6 vite janë krijuar me shume pakënaqësi e hatermbetje sesa rrugëdalje./ShkodraNews