Vdi.qën 51 vetë/ “A do përgjigjet përpara drejtësisë Ministrja për garancitë e rreme që dha?”

“A do përgjigjet përpara drejtësisë Ministrja për garancitë e rreme që dha?”, ka qenë kjo pyetja që ka shtruar Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili ka vijuar me kritika ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Postimi i Vasilit:

Po Ministrja e Mbrojtjes a do te pergjigjet perpara drejtesise per garancite e rreme qe dha ?? Ministrja e Mbrojtjes zyrtarisht dhe me ze te larte i konfirmonte ne 31 korrik Presidentit gadishmeri te plote dhe profesionalizem te jashtezakonshem. Se sa e dobet ishte gadishmeria dhe profesionalizmi i saj kete e pa Shqiperia dhe gjithe bota,qe kuptoi me se miri se pa mbeshtetjen,qe erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerezore do te ishte shume me e rende.

Si guxoi Ministrja te mashtronte dhe te jepte garanci qe nuk ekzistonin? Cfare proces riverifikimi e vleresimi te kapaciteteve beri Ministrja perpara pergjigjes qe i dha Presidentit? Prokuroria eshte perballe shqiptareve dhe pyetja eshte: A do te hetoje per kete shperdorim te detyres me pasoja katastrofike??

Per tja kujtuar prokurorise shqiptare lexojeni serish se si i pergjigjej Ministrja Xhaçka Presidentit,lexoni: “Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore. Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat. Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm. Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë.” i shkruante Xhaçka Presidentit Meta.