‘Vëllezër tr.afikantë, s’ka bir kur*ve’. Saimir Tahiri ha.k.merret ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, iu nxjerr fotot

Ish-ministri Tahiri ka shfaqur në sallën e gjyqit disa faqe të printuara të gazetave dhe portaleve, ku shfaqet me kryeministrin Edi Rama, duke dhënë arsyet, pse sipas tij, asnjëri prej tyre nuk janë “shefi i madh”, siç del në përgjimet e Prokurorisë.

Ish-ministri ka thënë në gjyq se në kohën kur trafikantët në përgjime flasin për “shefin e madh”, ai ka qenë në Gjermani, në një takim me Komisionerin për Zgjerim, dhe me t’u kthyer, ka shkuar në zonën e Dajtit, në një takim me Ramën dhe qeverinë.

Për këtë arsye, Tahiri ka thënë se përgjimi i Prokurorisë nuk qëndron dhe se nuk është ai “shefi i madh”, duke pretenduar se ka qenë në takime zyrtare.

Tahiri përçoi edhe disa mesazhe të koduara, që duket se janë për anëtarët e qeverisë, teksa tha “nuk keni parë gjë akoma”, apo “nuk ka bir…”.