Vetëm dy javë pas lindjes, këngëtarja rikthehet në formë

Rreth dy javë më parë Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja shqiptare lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Jon. Adelina ka postuar foto të vogëlushit të saj por asnjhëherë nuk i ka zbuluar fytyrën.

Periudha e shtatzënisë së saj pëflitej shumë nëpër rrjetet sociale dhe ajo nuk është kursyer asnjhëerë për fotot me barkun e madh. Ditën e djeshmë për herë të parë pas shtatzënisë këngëtarja ka postuar një foto të saj në Instagram. N ëtë ajo ku shfaqet në makinë e ku tregon të gjithë trupin.

Adelina në një kohë shumë të shkurtër ka arritur të rikthejë format e mëparshme trupore duke mos lënë aspak bark. Kujtojmë që në muajin dhjetor këngëtarja nga Shkupi u martua me avokatin maqedonas, Serjoza Markov.