Video/ Ç’po ndodh në Rinas? Forca të shumta policia nisen me ur.gjencë, bl.indojnë aeroportin, te.rrorizohen qytetarët

Biznesmeni Arbër Çekaj pritet nga momenti në moment të zbresë nga avioni me të cilin po ekstradohet nga Gjermani në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndëkohë forca të shumta të policisë dhe mjeteve të tyre kanë mbërritur paraprakisht në pistë.

Ashtu siç edhe u mësua në orët e paradites, Arbër Çekaj po ekstradohet nga Gjermania pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për tu hetuar në Shqipëri lidhur me kapjen e një sasie të madhe kakaine në kontenierët me të cilët transportohej banane dhe që ishin në pronësi të tij.

“Falë bashkëpunimit me partnerët, shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit të punës ndërmjet Interpol Tirana me homologët është bërë e mundur që në Itali, Gjermani, Francë, Britani, Hollandë, SH.B.A, Greqi dhe vende të tjera të arrestohen 104 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga drejtësia shqiptare, nga të cilët 75 prej tyre janë ekstraduar drejt Shqipërisë, ndërsa për pjesën tjetër vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre”, than ë deklaratën e saj për mediat paradirten e sotme, zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj.

Videon e gjeni te linku më poshtë:

“>http://