Video dr.ithëruese/ “Kujtova se u sh.kul…”. Tonin Kolthi rrëfen tm.errin që pa me sy: Ishte plot me dhe, kë.rrcitën.., hapu o…

Një ngjarje e rë.ndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Spiten të Lezhës, ku i është vendosur tr.itol dhe është su.lmuar me a.r.më banesa e ish-efektivit të policisë Tonin Kolthi.

Sipas të dhënave lënda pl.asëse është hedhur në oborrin e shtëpise së familjes Kolthi, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.

Vetë kryefamiljari nga ana tjetër ish-polici që ishte në shënjestër të sulmit Tonin Kolthi thotë se nuk ka konflikte me asnjë njeri dhe ngjarjen e lidh me politikën duke qenë se është simpatizant i PD-së dhe ka mbajtur dhe poste drejtuese për këtë forcë politike.

Ai shton se për shkak të mosmbrojtjes nga ana e shtetit do të jetë i detyruar që të pajiset me armë, dhe të bëjë vetëgjyqësi.

“Në orën 01;56 minuta ishte një krismë e papame, kujtova se e shkuli shtëpinë. Dal nga banesa dhe kati i dytë i saj ishte plot me dhe, kur dal jashtë kërcitën armët automatike në rrugë. Se pse mi bëjnë këto e di mirë shteti, se unë skam ngacmuar asnjë njeri, përvçse prej politikës unë nuk e pres nga njeri tjetër këtë sherr.

Të dalë dikush dhe të thojë se i ka rënë dikujt në qafë Tonin Kolthi. Një punëtor i Edi Ramës duhet të ketë qenë, unë jam i copëtuar nga shteti. Që në momentin që jam liruar nga Policia e Shtetit asnjë mbrojtje nuk kam pasur. Ke mall me dal jashtë, unë vetëm ti them burgut hapu, se sa dal jashtë kërcet arma”, shprehet ish-efektivi i policisë.

Në kamerat e sigurisë duket një automjet që ka ndaluar para portës së shtëpisë dhe një person i maskuar ka hedhur lëndën plasëse dhe më pas është larguar. Gjatë largimit në drejtim të Milotit ata kanë qëlluar disa herë me breshëri automatiku në ajër, duke shkaktuar panik në të gjithë fshatin.

Tonin Kolthi ka qenë për 10 vite pjesë e strukturave të policisë së shtetit dhe nga kjo detyrë u lirua në vitin 2013-të. Me 2 maj të vitit 2016-të Kolthit i është djegur dhe makina të cilën e ka patur të parkuar në oborrin e shtëpisë.

Video e plotë te linku i mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=G5PbOhSC-mg&feature=player_embedded