Video e Tahirit u përhap me shpejtësi, reagon ashpër Eneda Tarifa: Edhe ai ka…

Para disa ditë në rrjetet sociale qarkulloi një video e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri teksa këndonte në një lokal në Bllok së bashku me këngëtaren Eneda Tarifa.

E ftuar në “Pop Culture”, Eneda u shpreh se nuk e kuptoi pse video u bë virale pasi Tahiri ka të drejtë të bëjë qejf si çdo person.

“Nuk e kuptoj pse video ku këndoja me Saimir Tahirin u bë aq virale. Saimiri si çdo person tjetër ka të drejtë të bëjë qejf. Ai ka një vesh të mirë muzikor, e njeh muzikën. Mund t’i bëjë fare mirë edhe back vokalet”, u shpreh Eneda.