VIDEO/ Gol nga porta në portë, kjo është një nga rastet që ndodhin rrallë në futboll!

Një gol sensacional është shënuar miqësore Jordani-Indi.

Portieri i Jordanit, Amer Shafi Mahmoud Sabbah, do të mbetet në librin e rekordeve të kombit të tij për këtë gol nga 80-metra gjatë miqësores kundër Indisë.

Numri një i portës së Jordanisë e kupton se mbrojtësi i fundit i kundërshtarit është jashtë pozicionit dhe përpiqet të godasë fort duke synuar direkt golin nga një distancë e frikshme.

Portieri kundërshtar Gurpreet Singh Sandhu mbetet i befasuar dhe vetëm arrin të prekë topin e goditur nga homologu i tij, por pa arritur të shmangë golin.

Ky ishte goli i 1-0 i ndeshjes, që përfundoi 2-1 për ekipin vendas. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU