Video/ ‘I ç.j.err maskën politikanëve’. Shpërthen k.e.q gazetarja: Nuk e imagjinoja dot…

Enki Braçaj u bë shumë e njohur kur jepte lajmet në “Z.j.arr TV”, ndërsa sezonin e kaluar televiziv e pamë gazetare në “Aldo Morning show”.

Por edhe gjatë verës, Enki nuk ka qëndruar e qetë dhe ka nisur në Youtube një serial të kronikave verore nga jugu ku vendos të zbulojë anën e errët të pushimeve luksoze të personazheve të famshëm, nga ‘pjeshkat e Instagramit’ te politikanët.

“Ideja më lindi pasi kam parë plot fenomene të ndryshme ku të gjitha diskutohen nën zë dhe unë vendosa të them atë që unë mendoj te ‘Realiteti sipas Enkit’.

Sikurse e kam thënë edhe tek episodi i parë, më kanë bërë përshtypje vajzat ,të cilat edhe pse pa punë dhe me ekonomi familjare mesatare, në buzë të detit të gjitha sillen si “princeshat e babit”, u shpreh Enki në një intervistë për mediat.

E pyetur nëse do të bëjë pjesë të ndonjë episodi politikanët apo njerëzit e ekranit dhe si mund t’ua çjerrë maskën, Enki u përgjigj: “E kam menduar të bëj pjesë të projektit edhe personazhet publikë, sidomos politikanët, të cilët më keq se këto “pjeshkat në jug”, as ata nuk i justifikojnë dot shpenzimet që bëjnë”.

Enki ka zbuluar gjithashtu se nga shtator do e shohim sërish në “Aldo Morning shoë” dhe u shpreh: “nuk e imagjinoj dot ta filloj ditën pa energjinë që më jep “Aldo morning show”.

Videon e plotë e gjeni te linku i mëposhtëm:

“>http://