VIDEO/ Iu anulua fluturimi, ky burrë bën veprimin e papritur në mes të aeroportit

Një veprim i papritur ai i bërë nga një udhëtar, të cilit iu anulua fluturimi.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në Pakistan.

Pasi iu anulua fluturimi, pasagjeri i rebeluar vendosi ti vërë flakën valixheve të tij në mes të aeroportit të Islamabadi në shenjë proteste, shkruan Shkodranews.

Një zëdhënës i aeroportit tha për mediat lokale, se fluturimi u shty për shkak të motit të keq dhe se udhëtarët u transferuan në hotele për të pritur një fluturim të ri, i cili ishte planifikuar për të premten, shkruan Shkodranews.

“Asnjë linjë ajrore nuk mund të rrezikojë të fluturojë një avion pasagjerësh në mot të keq”, tha ai. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU