VIDEO/ Prag trag.jedie, futbollisti bie pa ndjenja në fushën e lojën. Këto janë pamjet dramatike

Një episod vërtet dramatik është shënuar në një ndeshje futbolli në Itali.

Përballja midis Lecces dhe Ascolit, për javën e 22 të serisë B në Itali ka përfunduar vetëm në 4 sekonda lojë, pasi arbitri sinjalizoi fillimin e saj.  Shkak është bërë një përplasje midis dy lojtarëve në ajër, kokë më kokë. Asgjë e pazakontë, derisa njëri nga futbollistët ra në tokë pa ndjenja, duke u dëmtuar rëndë.

Mesfushori Manuel Scavone ishte në rrezik për jetën, por kolegët dhe kundërshtarët ishin ata që arritën ta mbanin në jetë derisa sa ambulanca të vinte. Ai u transportua me urgjencë në spital, ku po mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve. Sipas uniformave të bardha, 24 orët e para janë vendimtare për të parë nëse jeta e Scavone ndodhet në rrezik.

Futbollistët që ndodheshin në fushë mbetën të shokuar nga situata. Shumë prej tyre shihen teksa luten për shëndetin e Scavone. Ndërsa ndeshja u shty për një herë tjetër, me aprovimin e të dy ekipeve.

Lexo edhe: