VIDEO/ Shkon në ishullin e ndaluar për tu dhënë banorëve mesazhin e mirë, ata e ekzekutojnë!

Ai ëndërronte për konvertimin e fisit të njerëzve indigjenë që jetojnë në ishullin e Sentinelit të Veriut midis Mianmarit dhe Indonezisë, në Oqeanin Indian. Një nga vendet më të pakapërcyeshme në botë, ku vizitorët janë të ndaluar të shkojnë. Megjithatë, John Allen Chau, një 27-vjeçar amerikan dhe predikues aventuresk, në atë ishull shkoi sërish pas një përpjekjeje të dështuar të parë.

Sapo arriti ai u tha banorëve: “Jezusi të do ty”. Por menjëherë u qëllua nga një shi i shigjetave. Detajet raportohen në shtypin lokal.

Sentinelezët, banorët e ishullit, janë vetëm rreth pesëdhjetë dhe duhet të mbahet një distancë prej 5 kilometrash nga bregu i tyre, shkruan Shkodranews.

Misionari i ri kishte zbarkuar në mënyrë të paligjshme, duke pasur parasysh se është e ndaluar që dikush të afrohet me fisin e Sentinelit të Veriut.

Chau kishte arritur falë një grupi peshkatarësh, pastaj të arre***uar nga autoritetet indiane.

Ardhja e misionarit, siç u vu në dukje nga OJQ “Survival International”, mund të ketë vënë në rrezik mbijetesën e fisit: disa agjentë patogjenë mund të jetë fatale për shkak të antitrupave të panjohura për indigjenët. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU