VIP-at i dalin në krah Mira Kazhanit, ja çfarë bëjnë pas asaj që i ndodhi

Rreth një orë më parë gazetarja e njohur Mira Kazhani ka reaguar për herë të parë pas aksidentit në autostradë ku mbeti i plagosur një i ri.

Kazhani i është pergjigjur sulmeve të Berishës duke zbuluar edhe historinë tronditëse të të aksidentuarit i cili nuk figuron i regjistruar as në gjendjen civile.

Reagimin e saj, gazetarja e ka publikuar në rrjetet sociale si ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’.

Mirëpo, ajo çfarë vihet re është se shumë personazhe publikë e kanë mbështetur Kazhanin duke i dalë në krah si Fjodora Fjora, Iva Tiço, Dritan Shakohosha, Rudina Xhunga, Jonida Shehu, Orinda Huta dhe shumë të tjerë.