Vjen njoftimi i rëndësishëm nga Ambasada Amerikane, s’mund ta ndalë më askush….

Ambasada Amerikane në Shqipëri me anë të një video të publikuar në rrjet ka shpjeguar se si do të ngrihet dhe se si do të funksionojë Gjykata Kushtetuese. Në një video të publikuar më parë Ambasada shpjegonte se pse është i rëndësishëm Vettingu  dhe si do të ndryshojnë sistemi shqiptar i drejtësisë përmes sistemit shqiptar të drejtësisë, ndërsa në videon e sotme shpjegon qartë fuqinë e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese do të jetë në gjendje me anë të gjyqtarëve të kualifikuar që nëse nevojitet të vendosë edhe kundër presidenti apo kryeministrisë e institucioneve të tjera qeveritare. Më pas Ambasada Amerikane shpjegon edhe ndryshimin që do të ketë Gjykata Kushtetuese kundrejt sistemit të vjetër.

Ambasada shpjegon se edhe nëse Meta përpiqet, nuk mund ta bllokojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese pasi gjyqtarët do të zgjidhen me rotacion. Edhe nëse Meta nuk do të zgjedh, nga lista do të dali automatikisht emri i parë në renditje. Kujtojmë se presidenti Meta ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Reformës në Drejtësi. Ai më parë ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ndërkombëtarëve për zbatimin e reformës në drejtësi, që sipas kreut të shtetit është kthyer në ‘Ramaformë’. Po ashtu presidenti Ilir Meta dhe opozita kanë hedhur akuza edhe ndaj misionit ndërkombëtar EURALIUS.

“Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vettingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit,” shkruan Ambasada Amerikane.

Linkun për të parë videon e plotë e gjeni më poshtë:

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/406299486663841/