Vjen paralajmërimi i fo.r.të nga Vangjel Dule, Edi Ramës do i ndodhë ‘gjëma’

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i ftuar në “Zonë e Lirë”, deklaroi se mandati i Kryeministrit Rama mbaron në pranverë të vitit të ardhshëm, pasi do të kemi pa asnjë diskutim zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Dule shtoi se kjo gjë është vendosur nga partnerët dhe se pranvera e gjen Shqipërinë me një tjetër kryeministër. Dule sulmoi Edi Ramën si politikani që ka shkatërruar vendin dhe qeverinë e tij si qeverinë më të dëmshme të këtyre 28 viteve. I pyetur disa herë nga Arian Çani për zgjedhjet që nëse do bëhen  vërtet në pranverë 2020, kreu i PBDNJ tha vetëm:PO!