Vllaznia fiton edhe miqësoren e dytë

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur fitoren edhe në miqesoren e dytë. Në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, kuqeblutë kanë triumfuar ndaj ekipit të Zetës.

Në përfundim të katër periodave u vendos rezultati 79 – 63 në favor të kuqebluve. Një takim i dominuar plotësisht nga ekipi i Plantak.

Edhe pse ishte thjesht një miqësore nuk mungoi as loja e ashpër nga lojtarët e dyja skuadrave. Kuqeblutë do të dominonin që në fillim.

Perioda e parë do të mbyllej në shifrat 23 – 12, ndërkohë në të dytën do të ngushtohej diferenca në shifrat 33 – 25. Edhe perioda e tretë nis më mirë për shkodranët që e mbyllin në shifrat 53 – 47.

Kësisoj, në fund të katër periodave, Vllaznia e mbyll me fitore me një distancë prej 16 pikësh. /ShkodraNews