Vllaznia “lirohet” nga dëbora, nesër nis….

Ekipi i Vllaznisë do ti rikthehet nesër seancave stërvitore, pas ditës së sotme që ka qenë pushim. Dëbora që ka përfshirë prej 3 ditësh qytetin e Shkodrës ka penalizuar edhe ekipin shkodran.

Kjo pasi në ditët e fundit, ekipi i drejtuar nga Hasan Lika është detyruar të kyçet në kalçeto për të zhvilluar stërvitjet. E natyrisht diçka e tillë nuk është aspak pozitive për lojtarët e kësaj skuadre.

Por, këto janë pasojat e dështimit të fazës përgatitore në një vend tjetër jashtë Shkodrës. Tashmë, kuqeblutë pritet ti rikthehen stërvitjes në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Përsa i përket merkatos, edhe pse po kalojnë dy javë, ende nuk ka një emër të ri pranë kuqebluve, pavarësisht premtimeve të shumta të drejtorit sportiv Engin Firat. Madje, nuk dihet nëse do të vijë apo jo ndonjë lojtar deri në mbyllje të merkatos së janarit. /ShkodraNews

Lexo edhe: