Vogëlushi i Piter Pan vë në siklet Sidrit Bejlerin

I ftuari në mbrëmjen e djeshme në emisionin për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Panit’ ishte këngëtari shumë i dashur për publikun Sidrit Bejleri.

Xhejson vogëlushi që ka rrëmbyer zemrat e telespektatorëve i kërkoi këngëtarit të shprehte dashurinë bashkëshortes live në emision.

Këngëtari u shpreh se është i lumtur me bashkëshorten dhe kanë 21 vite bashkë, por Xhejson insistonte që Sidriti ti shprehte dashurinë bashkëshortes së tij.

‘Këtu ka gisht gruaja ime’ tha me humor Sidriti.

ImageImage