“Voltana na rren tan vitin, ministrat me sezone”/ Mesazhi i shkodranit që s’i hiqet as një pikë e presje

“Erdhen na pane dhe asnje zgjidhje nuk morem. Turpi e faqja e zeze e njeres dhe tjetres pale. Kryetarja e bashkise na rren tan vitin, e keto ministrat e kane me sezone”. Jane keto fjalet e nje mesazhi qe na mberriti ne redaksi bashke me disa foto. E me te drejte ishin as me shume dhe as me pak por shqetesimi i nje sipermarresi qe prej vitesh ka aktivitetin e tij ne plazhin e Velipojes.

Mes rreshtave ai ngre shume shqetesime per menyren se si po menaxhohet kjo zone turistike ne gjithe keto vite, e aq me shume ne ditet para çeljes zyrtare te sezonit. “Pershendetje. Nuk po identifikohem sepse besoj pjesa me e madhe e Velipojakeve do te me njihnin dhe nuk po du me e ba problemin sikur te jete personal i jemi. Une kam 20 vjet qe kam aktivitetin tim ne Velipoje dhe di me than qe cdo vit e ma per faqe te zeze eshte situata.

Keto vetem tallen me ne dhe e bajne me radhe, tan vitin ja lajn Voltanes, e masi pushon ajo, e marrin sa per imazh, e vijne e na e bajne rrenen ma te besueshme ministrat e qeverise, keto me faza e kane. Na vuajme per rruge pikesepari, ku ne plazh nuk mund te hysh me makine, pervec rruges kryesore. E dyta mbeturinat jane per faqe te zeze e nuk pastron askush, edhe me jave. Kena probleme me ujin dhe energjine.

E ne fund jo ma pak i rendesishem, ne jena per faqe te zeze edhe me rrugen kryesore. Nisesh me ardh per plazh, e te duhet me u ndal ma shume se 10 here rruges se te del bagetia, e ma per faqe te zeze nuk ka. Si mundet turisti me ardh, ose me i than bujrum se kena turizem, kur ne vend te policit, te ban postobllok lopa. Rruga e re asnje standart nuk ka, e ndaqi me e kuptu hajnine qe eshte ba shifni punimet.

Hala nuk kane perfundu e nuk dihet se kur, por edhe nje vere tjeter po na e lajne per ma keq nuk ka. E ka pas me ken gati ne dhjetor 2018, e na jena ne prill 2019, ma gjate e kuptoni vete. Banja publike qe ta mesojne te gjithe se dje i pame ne TV tu na rrejt e tu na ba sikur na jena ne Paris, e Velipoja di me than qe eshte vetem pis”.

Keto jane ne fakt shqetesime te mberritura ne redaksine tone qe lehte konstatohen nga kushdo qe viziton zonen turistike te Velipojes, ne te cilen si Voltana Ademi ne cilesine e kryebashkiakes, ashtu edhe ministri i mjedisit Blendi Klosi sebashku me administraten e majte, e vizituan permes nje lokali ku bene mbledhjen dhe u larguan me shpejtesi pa pare asgje nga afer.

Nuk denjuan as te dalin deri tek brezi i reres, e aq me pak te shkelnin pikat e tjera ku mbizoteron kaosi e papastertia. E sezoni u tha qe as me shume dhe as me pak do te hapet ne Maj, pra pas 2 javesh. Se sa do te jete gati Velipoja me kete mori problemesh e dijne vetem “Voltana – Klosi and co”./shkodranews