Voltana del kundër Lulzim Bashës

Ka zgjedhur te dale jashte rreshti duke e kundershtuar publikisht vendimin e Lulzim Bashes, edhe pse ne studio televizive u shit ndryshe dhe madje shkoi deri ne vi ktimizim duke u treguar e gatshme te dje ge mandatin.

Voltana Ademi ka zgjedhur kete loje me synimin e vetem te mbetet ne treg, edhe pse tashme fatin e saj politik e ka mesuar. Por me daljet e saj krah zyrtareve te larte qeveritar ne nje kohe qe partia e saj ka zgjedhur djegien e mandateve dhe bojkotin e cdo tryeze me qeverine, Voltana Ademi po deshmon se nuk do t’ia dije per urdhrat e Lulzim Bashes.

Ajo me shume interesohet per fatin e saj dhe mendon se duke e “kercenuar” publikisht Bashen permes ketyre formave mendon se mund te rikandidohet, apo te mbaje peng karrigen e qytetares se pare te Shkodres.

Ademi duhet ta dije me mire se askush se forma te tilla nuk kane ecur perkundrazi kane rezultuar vdekjeprurese per jeten politike te shume emrave dhe ajo nuk mund te beje perjashtim. Kjo per shume arsye por pikesepari per shkak se ne 4 vite ajo deshtoi te ushtroje mandatin e saj, madje e keqperdori ate per interesa klienteliste qe shkuan ne sherbim te oborrit te ngushte qe krijoi.

Permes valles here me qeverine e here kunder saj duke angazhuar stafin e saj ne protesta Ademi po ben nje loje te rrezikshme qe mund te djege jo vetem ate por edhe partine demokratike, qe mbeshteti 4 vite me pare figuren e saj. Tashme mbetet per tu pare cfare do te ndodh ne ditet dhe javet ne vijim, kur afron fundi i mandatit dhe duket se bashke me te do te vije edhe fundi i Voltana Ademit, qe do te mbetet gjate ne kujtesen e shkodraneve si kryebashkiakja qe rrenoi edhe ate pak gje qe ishte ndertuar./ShkodraNews