Wanda ‘ia dreth’ sërish ish-bashkëshortit. Ja çfarë ka ndodhur me bukuroshen

Wanda Nara ka një tjetër arsye për të buzëqeshur.

Bukuroshja argjentinase është liruar nga akuzat se ka publikuar të dhënat personale të ish-bashkëshortit të saj Maxi Lopez. Gjykata e Milanos vendosi se, provat e organit të akuzës ishte të pamjaftueshme për ta shpallur fajtore bashkëshorten dhe menaxheren e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Siç raportojnë mediat italiane, në seancën gjyqësore, avokati mbrojtës i Wanda-s ,arsyetoi se nuk mund të provohet fajësia e klientes së tij dhe nuk ka prova që ka qenë ajo që ka bërë postimet në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në pretencën e saj, Prokuroria kishte kërkuar katër muaj burgim për Wanda-n. Menaxherja dhe bashkëshortja e yllit të Interit Icardi, u akuzua se ka postuar në Twitter e Facebook, duke i ndarë publikisht, të dhëna personale, mes të cilave numrin e celularit, të ish bashkëshortit të saj Maxi Lopez, i cili ka luajtur edhe për Barcelonën.