Ylli Rakipi befason: Rama më ngritën kurth te Top Channel, flet për një përplasje të madhe si 97-a

Gazetari dhe moderatori Ylli Rakipi ka deklaruar sonte se kryeministri Rama ka tentuar t’i mbyllë atij emisionin. Rakipi tha se Rama ka përdorur të gjitha llojet e presionit per ta arritur kete.

Teksa ishte në emisionin “A Show” në News24, Rakipi tha se Rama përdor strategjitë e veta për t’u përballur me mediat, ndërsa shtoi se, sipas tij, kryeministri zotëron pjesën dërrmuese të tyre.

“Ka përdorur nga të gjitha llojet e presioneve. E deri te pronari këtu e kam parë presionin që i bëhet. Në vendin tjetër që isha unë, zëdhënësi i medias që përdor ai, Fuga, ky është njeriu që e ndërton strategjinë, mua më ngritën kurth që mos vinin njerëz nga maxhoranca. Është ajo praktika që ai i do të gjitha”.

Referuar situatës në vend, ndërsa kujton vitet 97’, gazetari tha se gjërat në Shqipëri zgjidhen pas një përplasje të madhe.

“Unë kam besuar që Edi Rama do t’i bënte të mira këtij vendi. Unë do të kisha dëshiruar që unë të isha i gabuar. Me gjithë këtë, media që ka Edi Rama çfarë të keqja mund t’i bëj unë, por nuk është kështu, është ndryshe. E keni vënë re që ka rënë një sistem, që nuk e ka ndërtuar vetëm Edi Rama. Saliu i pari ndërtoi një sistem jashtë sistemit. E gjithë kjo çati ka zënë brenda Edi Ramën, mund të kishte zënë Sali Berishën se e meritonte.

Gjërat në Shqipëri zgjidhen pas një përplasje të madhe. 97-a na kujton një ndër periudhat më të errëta të Shqipërisë. Përpjekja e Edi Ramës për t’u dukur sikur nuk ka ndodhur asgjë, përpjekja për të bërë opozitën e re, ku del vajza e Azem Hajdarit, ku shfaqen figura nga më të çuditshmet më qesharaket, do të thotë që Shqipëria mund të agravojë në një situatë shumë të keqe. Mund të ndodhë sepse edhe bashkësia ndërkombëtare ka një problem me veten dhe nuk ka kohë të merret me arbitra. Do të thosha që Shqipëria është shumë e rrezikuar. I ra Edi Ramës, mund t’i kishte rënë gjithkujt nga këta që kanë drejtuar vendin”, tha ai.