Zbardhet skandali i radhes ne arsim, Shkodra me financime sa gjysma e fondeve per Lezhen.

Shkodra nuk ndalet së përsekutuari nga qeveria. Pasi ministria e arsimit zyrtarizoi largimin e drejtorise rajonale arsimore drejt Lezhes, zbardhet edhe skandali tjetër, këtë herë me financimet në këtë sektor.

Zyrtarisht kanë hyrë në fuqi ndryshimet dhe shtesat e vendimit të komunitetit për zhvillimin e rajoneve, për shpërndarjen e financimit për projekte të reja në shkollat e vendit.Bëhet fjalë për thirrjen e parë për vitin 2019 për grantet ‘Arsimi bazë’, ‘arsimi i mesëm’ me cikël zbatimi 2019-2020. Bashkëngjitur, në ‘Fletoren Zyrtare’ është botuar edhe tabela e plotë me të gjitha projektet e reja që pritet të zbatohen në shkolla në të gjitha bashkitë e vendit. Çuditërisht në qarkun Shkoder jane vetëm 2 shkolla, një në Malesi te Madhe dhe një në Fushe Arrez.

Fondi është afro gjysma e investimeve të parashikuara në Lezhe.  Projektet përfshijnë rikonstruksion të godinave, rindërtime, shtesa, sistemime si dhe krijimin e terreneve sportive në disa shkolla. Referuar vendimit, diferenca mes vlerës së projektit me vlerën e kontratës, nëse ka një të tillë, pas prokurimit publik, do t’i zbritet proporcionalisht vlerës së bashkëfinancimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe vlerës së financimit me burim grantin “Arsimi”, pjesë e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve.

Ndërkaq, lidhur me diferencën mes vlerës së projektit me vlerën e kontratës, nëse ka një të tillë, pas prokurimit publik, nga projektet sipas këtij vendimi dhe nga projekte të tjera të autoriteteve kontraktuese, të financuara nga burime të tjera financimi të tyre, të rialokohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për mbulimin e vlerës së bashkëfinancimit, të autoritetit kontraktues për vitin 2019, për projektet sipas këtij vendimi.

DO të jetë pikërisht Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila do të monitorojë zbatimin e kësaj pike përmes degëve të thesarit.