Zbulohen prapaskenat/ Kush është drejtori që lëviz me 8 badigardë? Si e ‘piketoi’ postin dhe ç’bëri para dy ditësh?

Zv/drejtori i kadastrës së Vlorës ka zënë vendin e ish-drejtoreshës së këtij institucioni, Elona Hodaj pas largimit të saj vetëm dy javë pas marrjes së detyrës.

Canameti ka mbërritur fillimisht në Vlorë si i komanduar në postin e zv/drejtori po me dorëheqjen e Hodajt, ka zënë postin e drejtorit.

Ndërkohë theksojmë se ky është emërimi I 4 në këtë detyrë në harkun e pak mujave pasi cështja e pronësisë në Jallë është bërë mollë e sherrit dhe arsye pse drejtorët dhe zyrtarët e tjerë të lartë në këtë institucion ikin e vijnë njëri pas tjetrit.

Kujtojmë se ditën e djeshme është prononcuar edhe njëra palë e përfshirë në kofliktin për një pronë në Jalë, e cila e akuzoi Canametin si shkaktar të dorëheqjes së drejtoreshës, duke thënë ndër të tjera se vjen nga Tiranë me 8 badigardë me vete.

“Përplasja mendoj unë që ka çuar edhe në tërheqjen e drejtoreshës sot, ka ndodhur për shkak se zv/drejtori që na ka ardhur tani, Taulant Canameti i cili vjen me 8 badigardë në Vlorë dhe për këtë punë ka ardhur kastile nga Tirana, një nëpunës shteti me rrogë 400 mijë lekë të vjetra vjen me 8 badigardë. Ka gjetur rastin para dy ditësh kur drejtoresha ishte në Tiranë dhe ka marrë një vendim të jashtëligjshëm. Jemi drejtuar me një kallëzim penal ndaj Taulantit për “shpërdorim detyre”, u shprehën ditën e djeshme pronarët e tokës të përfshirë në konflikt të cilët kanë bërë edhe një padi ndaj Canametit