Zbulohet/ Ja kush i telefonoi deputetëve dhe ministrave, i kërkuan këtë favor…, por i tra.dhëtuan…ja kujt do i ‘p.r.itet koka’…

‘Nuk do të ketë asnjë lloj favorizimi’. Ka qenë ky paralajmërimi i zv. kryeministrit Erion Braçe, i cili tha se disa prej bizneseve të mbyllur i kanë rënë celularëve të deputetëve dhe ministrave, por askush prej tyre nuk mund t’i shpëtojë.

“Gjatë këtyre 10 ditëve drejtoria e tatim-paguesve ka bllokuar llogarinë e 22 prej tyre. Disa kanë reaguar ndërsa disa të tjerë nuk kanë reaguar. Prej tyre kanë rënë telefonat e drejtorëve, deputetëve dhe disa ministrave. Po e përsëris. Mos u lodhni kot. Asnjë telefon nuk iu ndihmon dot.

Beteja për të formalizuar çdo transaksion përfshirë edhe shërbimet në restorante dhe bare në vijën bregdetare është fokusuar tek njësitë e mëdha, Nuk kërkojmë prej tyre asgjë veç detyrimeve, kupon tatimor për çdo blerje dhe shitje. Janë mbyllur disa njësi.

Nuk ju duhet as gjoba dhe as mbyllja e njësisë së tyre, Na duhet të punojnë ligjërish dhe të paguajnë detyrimet. Ata që kanë nisur këngën që po i mbyllni për një kupon , dua t’iu them se nuk bëhet fjalë për asgjë përveç zbatimit të ligjit. Secili prej tyre do kalojë në procesin e rivlerësimit”, tha Braçe.