Zbulohet për çfarë shërben valixhja misterioze që mbante bodigardi i Ramës

Teksa kryeministri Rama ndodhej sot në Shkodër në kuadër të aktivitetit “Bashkia që Duam”, Grada e Republikës duket se ka marrë masa të reja mbrojtëse ose të paktën të papërdorura më parë në mbrojtje të personaliteteve në vendin tonë.

Ndërsa kryeministri Rama ndodhej tek Universiteti Luigj Gurakuqi për të inspektuar punimet, një grup studentësh që qëndronin në hyrje të Universitetit kërkuan ta takonin për t’i parashtruar kërkesat e tyre. Një prej efektivëve të Gardës që del nga makina shoqëruese e kryeministrit shihet teksa mban një valixhe të zezë të hollë në duar.

Valixhe të tilla përbëhen nga disa shtresa dhe mund të hapen si mburojë për t’u përdoruar në mbrojtje të personalitetit, në këtë rast kryeministri. Mbrojtja që këto lloj valixhesh mund të ofrojnë mund të jetë nga ajo balistike por dhe nga objekte që mund të hidhen drejt personalitetit.

Gjatë vizitës së kryeministrit në Shkodër pati disa protesta në hyrje të qytetit nga simpatizantë të flaktë të Partisë Demokratike çka mund të ketë shtyrë Gardën të shtoj edhe një tjetër masë mbrojtëse në pajimet e tyre?!

Nuk është hera e parë që valixhe të tilla janë vënë në përdorim në mbrojtje të personaliteteve botërore ndërsa rasti më i afërt është ai i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë një ceremonie në përvjetorin e masakrës së Serbrenicës.


Aleksandër Vuçiç teksa mbrohet nga agjentët e sigurimit të tij me një valixhe të ngjashme