“Zgjohen” opozitarët e rinj kërkojnë interpelancë me Sandër Lleshajn

11 deputetët e rinj që pranuar mandatin dhe janë bërë pjesë e Kuvendit kanë bërë një kërkesë për interpelancë me ministrin Sandër Lleshaj.

Kërkesa e tyre e dërguar vetëm tre ditë më parë, ka për qëllim diskutimin e masave të sigurisë kombëtare.

E gjitha vjen pas ngjarjes së bujshme në Rinas.

Sipas dokumentit të siguruar nga FaxNews, interpelanca e kërkuar pritet që të mbahet këtë të enjte.

Interpelanca është kërkuar nga deputeti Ralf Gjoni dhe kërkesa  është depozituar në Kuvend me 11 firmëtarë.