ZRPP s’e pranon “humbjen” e Valdrin-it, ky është detaji që “i nxjerr zbuluar”

Megjithëse prej 2 javësh ka marrë detyrën e prefektit të qarkut Shkodër, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme duket se nuk do ta lëshoje lehtë Valdrin Pjetrin nga pozicioni i kryeregjistruesit.

Mjafton një klikim në faqen e ZRPP-së dhe në cilësinë e kryeregjistruesit ende rezulton Valdrin Pjetri, megjithëse ai me një vendim të këshillit te ministrave është shkarkuar nga ky pozicion dhe është emëruar prefekt i Shkodrës.

Problemi i ubdate-ve në faqet e institucioneve shtetërore mbetet i pazgjidhur megjithëse paguhen dhjetëra njerëz për propaganden e institucioneve dhe të qeverisë, por ku bie fjala për detaje, si në rastin konkret ato i anashkalojnë.

Kjo duket se mbetet një zgjedhje jo pa qëllim, pasi për të fshehur gjurmë, e për të mos nxjerrë në pah paaftesinë që kanë në kryerjen e shumë detyrave, këto institucione i hapin web-et sa per statistika./shkodranews